Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Trumpi mbështet Shërbimin Sekret pas sulmit të së shtunës

Donald Trump

Foto: Associated Press

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se presidenti amerikan, Donald Trump po "mbështet udhëheqjen e Shërbimit Sekret" pas sulmit në një hotel në Uashington DC të shtunën.

Zyrtari thotë se Trumpi mendon se agjentët e tij "bënë një punë të shkëlqyer duke neutralizuar autorin e sulmit dhe duke zhvendosur presidentin, Zonjën e Parë, zëvendëspresidentin dhe kabinetin në një vend të sigurt".

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Shtëpia e Bardhë ka thënë gjithashtu se këtë javë do të zhvillohet një takim për të diskutuar procedurat e sigurisë.

Cole Tomas Allen, 31 vjeç, u arrestua pasi dyshohet se ka hapur zjarr pranë një pike kontrolli sigurie në hollin e hotelit, teksa darka po mbahej një kat më poshtë.

Allen, nga Kalifornia, do të akuzohet zyrtarisht në një seancë dëgjimore në Uashington të hënën. Ai e përshkruan veten si një "zhvillues lojërash dhe mësues".

Në një intervistë pas të shtënave në Darkën e Korrespondentëve, Trumpi ka thënë "Nuk isha i shqetësuar. E kuptoj jetën. Jetojmë në një botë të çmendur". 

Lexo përditësimet tjera
Donald Trump

Pakënaqësitë ndaj Trumpit po shqyrtohen si motiv për sulmin në darkën e Shtëpisë së Bardhë

Hetuesit po shqyrtojnë ndjenjat anti-Trump si një motiv për të dyshuarin që sulmoi të shtunën me...