Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar se armëpushimi mes Izraelit e Libanit është zgjatur edhe për tri javë.
Në një postim në “Truth Social”, Trump tha se është arritur dakordimi pas një takimi në Zyrën Ovale mes zyrtarëve izraelitë dhe libanezë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi tha se takimi, ku ishin prezent edhe zëvendëspresidenti JD Vance dhe sekretari i Shtetit, Marco Rubio, ka shkuar shumë mirë.
“SHBA-ja do të punojë me Libanin për ta ndihmuar që të mbrohet nga Hezbollahu”, tha Trump.
Ai tha se ishte “nder i madh” të merrte pjesë në “këtë takim historik” dhe thotë se mezi po pret që të mirëpresë kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu dhe presidentin e Libanit, Joseph Aoun, në një të ardhme.
Izraeli e Libani arritën marrëveshjen e fundit të armëpushimit më 16 prill.