Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Trumpi paralajmëron ndryshim të madh në Kubë

Donald Trump

Foto: Associated Press

Presidenti amerikan Donald Trump, ka thënë të shtunën vonë se SHBA-ja po “pret me padurim ndryshimin e madh që do të vijë së shpejti në Kubë” dhe ka sugjeruar se administrata e tij mund të arrijë një marrëveshje me Havanën.

Komentet e Trumpit, të bëra para liderëve të Amerikës Latine të mbledhur në klubin e tij të golfit pranë Miamit, tregojnë një qëndrim gjithnjë e më agresiv të administratës ndaj udhëheqjes komuniste të Kubës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Trumpi ka thënë se “ndryshime të mëdha do të vijnë së shpejti në Kubë”, duke shtuar se vendi “është shumë pranë fundit të rrugës”.

“Kuba është në momentet e fundit të jetës së saj ashtu siç ka qenë deri tani”, ka thënë presidenti.

“Ajo do të ketë një jetë të re të shkëlqyer, por aktualisht është në momentet e fundit të jetës së saj në këtë formë”, ka shtuar ai. 

Trumpi gjithashtu ka inkuruajuar liderët rajonalë që të ndërmarrin veprime ushtarake kundër kartelëve të drogës dhe bandave ndërkombëtare, të cilat ai thotë se përbëjnë një “kërcënim të papranueshëm” për sigurinë kombëtare të hemisferës.

Takimi i Trumpit me liderët e Amerikës Latine është mbajtur vetëm dy muaj pasi ai urdhëroi një operacion ushtarak amerikan për të kapur ish-presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro, dhe për ta çuar atë në SHBA për t’u përballur me akuza për trafik droge.