Presidenti amerikan, Donald Trump dhe kryeministri britanik Keir Starmer kanë nënshkruar marrëveshje partneriteti mes dy vendeve në fushën e teknologjisë dhe shkencës gjatë ditës së dytë të vizitës shtetërore në Britani.
Të dy udhëheqësit zhvilluan një takim dypalësh në Chequers, pronën e kryeministrit në Buckinghamshire në veri të Londrës.
Ata gjithashtu morën pjesë në një pritje me udhëheqës biznesi, ku njoftuan partneritetin të ri midis dy kombeve me qëllim forcimin e inovacionit teknologjik në të dy vendet.
Starmer tha se marrëveshja përfshin investime nga kompani të shumta shkencore dhe teknologjike, me një total prej 204 miliardë dollarësh përtej Atlantikut, duke krijuar 15,000 vende pune në dekadën e ardhshme.
Ai shtoi se marrëveshja përfshin investime nga kompani amerikane si Microsoft, Citigroup, Boeing, Amazon dhe Blackstone, dhe kompani britanike si BP, GSK, Rolls Royce dhe AstraZeneca.
Gjithashtu u arrit një marrëveshje për të ndërtuar reaktorë bërthamorë më të përparuar në Britani.
