Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Trumpi pret të takohet me Putinin në Arabinë Saudite

Donald Trump

Foto: AP

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se ai dhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, pritet të takohen në Arabinë Saudite, ka shkruar BBC.

Trumpi në një deklaratë për gazetarë e ka përshkruar bisedën e tij telefonike me Putinin si një “bisedë të mirë” e cila zgjati mbi një orë. Ai ka shtuar që nuk mendon se anëtarësimi i Ukrainës në NATO është diçka praktike. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai ka diskutuar për luftën në Ukrainë të mërkurën në telefon me presidentin rus Vladimir Putin dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky. Kjo shihet si hapi i parë i madh i presidentit amerikan drejt negociatave diplomatike për një konflikt që ka premtuar se do t’i jap fund.