Presidenti amerikan, Donald Trump, raportohet të ketë takuar homologun e tij sirian, Ahmed al-Sharaa në Riad të Arabisë Saudite të mërkurën. Është hera e parë që nga viti 2000 që liderët e dy shteteve takohen. Shtëpia e Bardhë ka njoftuar të martën takimin, duke theksuar se do të jetë një takim vetëm sa për t’u përshëndetur. E para këtij takimi, Trumpi ka thënë se do t’i heqë sanksionet ndaj Sirisë.
Trumpi lavdëron presidentin sirian: Djalë atraktiv, me të kaluar prej luftëtari
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka komentuar takimin e tij të shkurtër me presidentin e përkohshëm të Sirisë, Ahmed al-Sharaa, gjatë fluturimit të tij nga Riadi i Arabisë Saudite për në Doha të Katarit.
Trumpi e ka quajtur Sharaan “djalë tërheqës dhe të ashpër”, teksa ka shtuar se ai ka një të kaluar si luftëtar.
"Djalë i ri, atraktiv. Djalë i ashpër. E kaluar e fortë. E kaluar shumë e fortë. Luftëtar", është shprehur Trumpi kur është pyetur nga gazetarët në bordin e Air Force One.
Presidenti amerikan ka shtuar se mendon që Siria do t'i bashkohej Marrëveshjes së Abrahamit në një moment, për të normalizuar marrëdhëniet me Izraelin, që është edhe një prej kërkesave që ai i ka parashtruar Sharaas gjatë takimit.
"Unë mendoj se ata duhet të rregullojnë veten. Unë i thashë atij: shpresoj që ju do të bashkoheni. Ai tha: ‘Po’. Por ata kanë shumë punë për të bërë”, ka deklaruar Trumpi.
Pesë kërkesat që Trumpi ia bëri liderit të Sirisë
Presidenti amerikan, Donald Trump, ia ka dhënë presidentit të përkohshëm të Sirisë, Ahmed al-Sharaa, disa kërkesa, gjatë takimit që kanë pasur të mërkurën në Riad të Arabisë Saudite.
Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, ka thënë se Trumpi ia ka dhënë Sharaas pesë kërkesa gjatë takimit:
Të nënshkruajë Marrëveshjen e Abrahamit për të normalizuar marrëdhëniet me Izraelin.
T’i përzë të gjithë terroristët e huaj.
Konkretisht, Trumpi ka veçuar “terroristët palestinezë” për dëbim.
Të ndihmohen Shtetet e Bashkuara në ndalimin e ringjalljes së të ashtuquajturit grupi Shteti Islamik
Të merret përgjegjësia për qendrat e paraburgimit që lidhen me grupin në Sirinë verilindore.
Takimi Trump-Al-Sharaa po konsiderohet historik, për shkak se është hera e parë që nga viti 2000 që takohen liderët e dy vendeve.
Trumpi ka njoftuar një ditë më parë po ashtu në Riad se do të heqë të gjitha sanksionet ndaj Sirisë, duke thënë se kjo do t’u jepte mundësi sirianëve “që të shkëlqejnë” pas vitesh luftë.
Siria ishte caktuar nga SHBA-ja si një shtet sponsorizues i terrorizmit që nga viti 1979, kur babai i diktatorit të rrëzuar Bashar al-Assad, Hafez al-Assad, ishte president.
Sanksione dhe kufizime të mëtejshme ishin vendosur ndaj Sirisë në vitin 2003.
Pas fillimit të luftës civile siriane në vitin 2011, qeveria amerikane kishte shtuar sanksionet, në një përpjekje për të privuar regjimin nga burimet që i nevojiteshin "për të vazhduar dhunën kundër civilëve dhe për të bërë presion ndaj regjimit sirian për të lejuar një tranzicion demokratik".
Sanksionet ngrinë asetet dhe interesat në pronë në SHBA të zyrtarëve sirianë, përfshirë Bashar al-Assadit, si dhe investimet në Siri ose eksportimin e mallrave atje nga qytetarët amerikanë.
Benzina me origjinë siriane gjithashtu nuk mund të importohej në SHBA.
Trumpi ka deklaruar të martën në një forum të investimeve, e po ashtu të mërkurën në një takim të Këshillit të shteteve të Gjirit, të dyja të mbajtura në Riad të Arabisë Saudite.
Pse është i rëndësishëm takimi i Trumpit me presidentin e Sirisë?
Takimi i presidentit amerikan, Donald Trump me presidentin e Sirisë, Ahmed al-Sharaa paraqet një mundësi të rëndësishme për të forcuar vizionin e Princit saudit të Kurorës, Mohammed bin Salman për të ardhmen e Lindjes së Mesme.
Rënia e regjimit të Bashar al-Assadit në Siri ka shënuar një humbje të rëndësishme për Republikën Islamike të Iranit, dhe një mundësi të madhe për Arabinë Saudite për të frenuar ndikimin iranian në botën arabe.
Megjithatë, largimi i Assadit nuk mjafton për të forcuar bazat saudite dhe turke në Siri, shkruan BBC.
Ajo që kanë nevojë të dy vendet është një qeveri e qëndrueshme nën udhëheqjen e al-Sharaas, e aftë për të rivendosur sigurinë, për të lehtësuar rimëkëmbjen ekonomike dhe për të udhëhequr rindërtimin e një vendi të shkatërruar nga lufta.
خاک بر سرت #عراقچی #خامنهای_بیشرف شیعه زامبی وحشی جولانی متعصب هم با #آمریکا #ترامپ دیدار کرد بعد خودتونو پنیر برند kiri کردید برای نوع #مذاکرات دلقک بازی موشک پرانی حمایت از نیابتی #فلسطین #لبنان #یمن
— 🌘 (@clarinetromance) May 14, 2025
#Trump #SaudiArabia #Israel #Syria #Iran pic.twitter.com/n5qk95jEEz
Heqja e sanksioneve pesëdhjetëvjeçare të SHBA-së kundër Sirisë, siç thuhet me kërkesë të Mohammed bin Salman dhe presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, hap rrugën për investime të konsiderueshme saudite dhe turke në Siri.
Nga hapja pritet të përfitojnë edhe kompanitë amerikane, veçanërisht në sektorin e energjisë.
Takimi i Trumpit me al-Sharaan do të ndikojë shumë në dhënien e legjitimitet ndërkombëtar një njeriu që dikur njihej me emrin e tij Abu Mohammad al-Jolani, për shkak të lidhjeve të tij në të kaluarën me Al-Kaidën.
Erdogani, pjesë e takimit Trump - Al-Sharaa
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, raportohet të jetë bërë pjesë e takimit midis presidentit amerikan, Donald Trump dhe atij të Sirisë, Ahmed Al-Sharaa të mërkurën në Riad të Arabisë Saudite.
Agjencia turke e lajmeve Anadolu ka raportuar se Erdogani i është bashkuar takimit përmes një videolidhjeje.
Në takim ishte pjesëmarrës edhe Princi saudit i Kurorës, Mohammed bin-Salman.
Takimi Trump- Al-Sharaa, është i pari mes liderëve të SHBA-së dhe Sirisë, që nga viti 2000.
Takimi vjen një ditë pas njoftimit nga Trumpi se do t'i heqë sanksionet ndaj Sirisë, gjatë një fjalimi të gjatë në Forumin e Investimeve që është mbajtur të martën në Riad.
Takohen Trump dhe Al-Sharaa
Presidenti amerikan, Donald Trump, raportohet të ketë takuar homologun e tij sirian, Ahmed al-Sharaa në Riad të Arabisë Saudite të mërkurën.
Është hera e parë që nga viti 2000 që liderët e dy shteteve takohen, raporton BBC.
Shtëpia e Bardhë ka njoftuar të martën takimin, duke theksuar se do të jetë një takim vetëm sa për t’u përshëndetur.
خاک بر سرت #عراقچی #خامنهای_بیشرف شیعه زامبی وحشی جولانی متعصب هم با #آمریکا #ترامپ دیدار کرد بعد خودتونو پنیر برند kiri کردید برای نوع #مذاکرات دلقک بازی موشک پرانی حمایت از نیابتی #فلسطین #لبنان #یمن
— 🌘 (@clarinetromance) May 14, 2025
#Trump #SaudiArabia #Israel #Syria #Iran pic.twitter.com/n5qk95jEEz
SHBA-ja vitin e kaluar ofronte 10 milionë dollarë për të, sot Trumpi takon Al-Sharaan
Presidenti i përkohshëm i Sirisë, Ahmed al-Sharaa, zyrtarisht mori detyrën një muaj pas rënies së shpejtë të regjimit të Bashar al-Assadit në dhjetor.
Forcat e tij udhëhoqën koalicionin e grupeve militante në një fushatë të shpejtë e cila rrëzoi regjimin brutal që sundoi vendin e shkatërruar nga lufta për dekada.
Më parë, ai ishte komandant i Al-Kaedës, por që atëherë ka ndërprerë lidhjet me grupin. Kur ai mori rolin, al-Sharaa theksoi se qeveria e re e Sirisë përballej me një "detyrë të rëndë dhe një përgjegjësi të madhe", raporton BBC.
Pas përmbysjes së Bashar al-Assadit, 90% e popullsisë së Sirisë ishte nën kufirin e varfërisë, teksa dhuna vazhdonte me përleshje midis fraksioneve të armatosura islamike, forcave të sigurisë dhe luftëtarëve nga pakica fetare Druze.
Ka pasur gjithashtu vrasje masive të qindra civilëve nga komuniteti pakicë alavit në rajonin bregdetar perëndimor në mars, gjatë përleshjeve midis forcave të reja të sigurisë dhe besnikëve të Assadit.
Njoftimi i Trumpit të martën për heqjen e sanksioneve është pritur me pozitivitet në Siri, dhe takimi midis al-Sharaa dhe presidentit amerikan Donald Trump do të jetë hera e parë që liderët amerikanë dhe sirianë takohen që nga viti 2000.
Lëvizja po ashtu mund të shënojë një shkrirje të mëtejshme të marrëdhënieve midis dy vendeve, pasi SHBA-ja kishte hequr një shpërblim prej 10 milion dollarësh për arrestimin e al-Sharaa në dhjetor, pas takimeve diplomatike.