Spekulimet janë shtuar që kur presidenti amerikan, Donald Trump, është shfaqur këtë javë në Shtëpinë e Bardhë me një skuqje të theksuar në anën e djathtë të qafës.
Irritimi ishte i dukshëm ndërsa ai jepte një përditësim mbi luftën kundër Iranit, duke nxitur debat online për shëndetin e tij dhe për trajtimin që mund të jetë duke ndjekur.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë përgjigje, mjeku i 79-vjeçarit, Dr. Sean Barbabella, ka lëshuar një deklaratë:
“Presidenti Trump po përdor një krem shumë të zakonshëm në anën e djathtë të qafës, i cili është një trajtim parandalues, i përshkruar nga mjeku i Shtëpisë së Bardhë. Presidenti do ta bëjë këtë trajtim për një javë dhe skuqja pritet të zgjasë për disa javë”.
Teksa asnjë diagnozë nuk është konfirmuar, komentuesit në rrjetet sociale kanë përmendur disa mundësi – përfshirë dermatitin e kontakti, të shkaktuar nga kimikatet e pastrimit kimik të përdorura për kostumet e tij, si dhe rozacenë, një gjendje e lëkurës nga e cila është konfirmuar se Trumpi vuan, që shkakton skuqje dhe nxehtësi në lëkurë.
Të tjerë kanë sugjeruar se pamja me kore mund të tregojë herpes zoster, një skuqje shumë e dhimbshme me flluska, e shkaktuar nga virusi i lisë së dhenve.
Megjithatë, specialistët e lëkurës kanë thonë se besojnë që shpjegimi më i mundshëm është keratoza aktinike, një gjendje e zakonshme e lëkurës e lidhur me ekspozimin ndaj diellit, e cila në disa raste mund të zhvillohet në kancer.

Dr. Paul Farrant, dermatolog konsulent dhe drejtor në “Experts in Skin and Hair”, ka thënë se “kjo lloj skuqjeje që duket e irrituar në anën e djathtë të qafës mund të shkaktohet patjetër nga trajtimi për keratozën aktinike, një gjendje parakanceroze e lëkurës e shkaktuar nga dëmtimi prej diellit”.
“Kur këto kremra aplikohen, ne patjetër do të prisnim skuqje dhe irritim të zgjatur, gjë që duket se po ndodh nën jakën e Trumpit”, ka shtuar ai.
Pra, çfarë është saktësisht, dhe çfarë mund të nënkuptojë për shëndetin e presidentit?
Keratozat aktinike, të njohura edhe si keratoza solare, janë zona të thata dhe me luspa në lëkurë, të shkaktuara nga vite ekspozimi në diell. Ato priren të shfaqen në zona që ekspozohen shpesh ndaj rrezeve të diellit, si fytyra, skalpi, veshët, qafa, pjesa e pasme e duarve dhe parakrahët.
Dhe janë jashtëzakonisht të zakonshme. Keratoza aktinike prek rreth një të katërtën e personave mbi moshën 60 vjeç.
Njollat zakonisht kanë madhësi nga rreth 1 deri në 2.5 centimetra. Ato mund të jenë në ngjyrë të lëkurës, rozë, të kuqe ose kafe, në varësi të tonit të lëkurës, dhe shpesh ndihen të ashpra ose me strukturë të fortë në prekje.
Sipas Shërbimit Shëndetësor Kombëtar (NHS), kjo gjendje zakonisht nuk është serioze. Megjithatë, ekziston një rrezik i vogël që njollat të zhvillohen në karcinomë skuamoze, një lloj kanceri i lëkurës që fillon në shtresën e sipërme të saj.
Nëse dikush ka vetëm një njollë, mjeku i familjes mund të këshillojë monitorimin e saj për të parë nëse qetësohet natyrshëm. Por nëse ka disa njolla, ose nëse ato janë të dhimbshme apo shkaktojnë kruarje, zakonisht rekomandohet trajtim dhe mund të pasohet me referim te një dermatolog.
Imunologu klinik, Dr. Zachary Rubin, ka spekuluar se presidenti mund të jetë duke përdorur krem me 5-fluorouracil, një trajtim kimioterapie topike që përshkruhet shpesh për dëmtime të përhapura nga dielli.
“Një nga trajtimet e mundshme që mund të përdoret është një krem topik i quajtur 5-FU, i cili mund ta bëjë lëkurën të duket shumë e irrituar dhe e kuqe, potencialisht siç po shohim këtu”, ka thënë ai në një video të postuar në Facebook.
Megjithatë, Dr. Farrant ka thënë se ka më shumë gjasa që bëhet fjalë për Tirbanibulin, një trajtim i ngjashëm që zakonisht përdoret vetëm për pesë ditë, gjë që “përputhet me deklaratën e lëshuar nga Shtëpia e Bardhë.”
Kremi funksionon duke shkatërruar qelizat anormale të dëmtuara nga dielli, ndërsa në masë të madhe kursen lëkurën e shëndetshme. Zakonisht aplikohet një herë në ditë për pesë ditë, gjatë së cilës zona e trajtuar bëhet e kuqe, e inflamuar dhe e dhimbshme – një reagim që tregon se ilaçi po vepron.