Presidenti amerikan, Donald Trump, është shprehur shumë i zemëruar me shtetin francez, për mosndihmë në luftën ndaj Iranit.
Në një postim në Truth Social të martën, presidenti ka kritikuar Francën se nuk po lejon aeroplanët e ngarkuar me furnizime ushtarake që shkojnë drejt Izraelit, të fluturojnë mbi territorin francez.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKëtë, siç ka shkruar Trumpi, SHBA-ja do të mbajë mend mirë.
“Shteti i Francës nuk do të lejojë aeroplanët e ngarkuar me furnizime ushtarake që shkojnë në Izrael të fluturojnë mbi territorin francez. Franca ka qenë shumë jondihmuese në lidhje me ‘Kasapin e Iranit’, i cili është eliminuar me sukses. SHBA-ja do të mbajë mend këtë”, ka shkruar Trumpi.
Franca nuk e ka lejuar Izraelin të përdorte hapësirën e saj ajrore për të transportuar armë amerikane që do të përdoreshin në luftën kundër Iranit, kanë thënë të martën për Reuters një diplomat perëndimor dhe dy burime të njohura me çështjen.
Burimet kanë shtuar se refuzimi, i cili ka ndodhur në fundjavë, shënonte herën e parë që Franca e kishte bërë këtë që nga fillimi i konfliktit në Iran.
Ndërkohë, të hënën Spanja ka njoftuar se kishte mbyllur hapësirën ajrore për aeroplanët ushtarakë amerikanë, që do të shkonin drejt Iranit për qëllime lufte.
Ditët e ardhshme do të jenë vendimtare në luftën e Iranit, thotë shefi i Pentagonit
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka deklaruar se ditët e ardhshme të luftë së Iranit, do të jenë vendimtare.
Në një konferencë për media të martën në Shtëpinë e Bardhë, Hegseth ka shtuar se Irani e di këtë dhe se tani nuk ka se çfarë të bëjë.
"Ditët e ardhshme do të jenë vendimtare. Irani e di këtë dhe nuk ka pothuajse asgjë që mund të bëjë ushtarakisht për këtë”, ka thënë Hegseth.
“Ne kemi gjithnjë e më shumë mundësi dhe ata kanë më pak... vetëm në një muaj ne përcaktojmë kushtet, ditët e ardhshme do të jenë vendimtare”, ka shtuar ai.
Hegseth po ashtu ka deklaruar se morali i ushtrisë iraniane është shkatërruar.