Një dron ukrainas ka goditur një ndërtesë të lartë banimi luksoze në Moskë, në orët e para të së hënës, pa shkaktuar viktima, por vetëm dëme të dukshme në fasadën e ndërtesës.
Ishte nata e tretë radhazi që kryeqyteti rus u vu nën sulm nga dronë, disa ditë përpara se Rusia të mbajë një paradë të reduktuar, për të shënuar fitoren e Bashkimit Sovjetik ndaj Gjermanisë naziste.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjë video e paverifikuar që po qarkullon në rrjetet sociale tregon zjarrfikësit duke hyrë në një apartament të dëmtuar rëndë, të mbuluar me pluhur dhe rrënoja, me dritare të shkatërruara, ndërsa një tjetër video tregonte mbetje të dronit të shpërndara në rrugën poshtë.
Dy dronë të tjerë janë penguar, ka thënë kryebashkiaku Sergei Sobyanin.
Aeroportet ndërkombëtare Vnukovo dhe Domodedovo pezulluan operimet gjatë natës.
Gjithsej 117 dronë janë penguar në disa rajone ruse midis të dielës dhe të hënës, sipas ministrisë ruse të Mbrojtjes. Gjashtëdhjetë prej tyre ishin drejtuar vetëm ndaj rajonit të Shën Petersburgut, në atë që guvernatori rajonal Aleksandr Drodzhenko e quajti një sulm “masiv”.
Ndërtesa e banimit që është goditur të hënën ndodhet në një lagje elitare në jugperëndim të Moskës, më pak se 10 km nga Kremlini dhe Sheshi i Kuq, ku do të mbahet parada e së shtunës.
Ukraina ka sulmuar Moskën disa herë me dronë që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, në shkurt 2022.
Alarmet për dronë shpesh mbyllin aeroportet në periferi të kryeqytetit dhe ndërpresin trafikun ajror, por pjesa më e madhe e qytetit mbrohet nga sistemi raketor tokë-ajër Pantsir-S dhe goditjet e suksesshme kaq afër qendrës janë relativisht të rralla.
Kremlini javën e kaluar ka njoftuar se për shkak të një “kërcënimi terrorist” nga Ukraina, do ta zvogëlojë paradën e përvitshme madhështore ushtarake në Sheshin e Kuq, më 9 maj.
Për herë të parë që nga viti 2008, nuk do të ketë mjete të blinduara apo sisteme raketore në paradë.
Disa operatorë lokalë të telefonisë njoftuan se interneti mobil do të kufizohet në Moskë për pjesën më të madhe të javës, për “arsye sigurie”, raportuan mediat ruse të hënën.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka thënë se Kremlini ka frikë se “dronët do të fluturojnë mbi Sheshin e Kuq. Kjo tregon shumë… Ne duhet të vazhdojmë presionin.”
Që nga fillimi i luftës, Ukraina ka zhvilluar një arsenal dronësh me rreze të gjatë veprimi, të cilët shpesh janë në gjendje të godasin objektiva qindra kilometra larg kufijve të saj.
Këta dronë tani godasin rregullisht infrastrukturën energjetike dhe rafineritë në gjithë Rusinë, me qëllim uljen e prodhimit dhe të ardhurave nga nafta
Të dielën, Zelensky ka thënë se tri cisterna ruse nafte, një anije luftarake bartëse raketash lundruese dhe një anije patrulluese janë goditur në sulme të ndara në dy porte ruse.