Dronët ukrainas kanë goditur objektiva në disa rajone të Rusisë gjatë natës, përfshirë një stacion pompimi të naftës, një rafineri dhe një depo karburanti, kanë thënë autoritetet ruse dhe ukrainase të dielën, në kuadër të një fushate në përshkallëzim sulmesh kundër infrastrukturës energjetike ruse.
Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës ka thënë se kishte goditur rafinerinë e naftës në Saratov, e vendosur në lumin Volga, duke shkaktuar një zjarr të madh.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGuvernatori i rajonit të Saratovit, ka shkruar në Telegram se “infrastruktura civile” ishte dëmtuar nga sulmi, por nuk ka dhënë hollësi të tjera.
Ministria ruse e Mbrojtjes ka njoftuar se kishte rrëzuar 216 dronë gjatë natës.
Kievi zyrtar ka njoftuar gjithashtu se kishte goditur stacionin e pompimit Lazarevo në rajonin e Kirovit, në verilindje të Moskës dhe rreth 1.300 kilometra larg territorit të kontrolluar nga Ukraina. Ky stacion shërben për tubacionin Surgut–Gorky–Polotsk, i cili transporton naftë ruse nga Siberia drejt Bjellorusisë.
Guvernatori i rajonit të Kirovit, Alexander Sokolov, tha se dronët kishin goditur një objekt në rajon, por nuk dha informacione të mëtejshme.
Ndërkohë, në gadishullin e Krimesë, i kontrolluar nga Rusia, guvernatori i mbështetur nga Moska, Sergei Aksyonov, ka thënë se autoritetet po vendosnin kufizime në shitjen e benzinës.
Ai nuk ka shpjeguar arsyen, por Ukraina prej muajsh po sulmon infrastrukturën e karburanteve në jugperëndim të Rusisë, pranë Krimesë.
Forcat Ajrore të Ukrainës kanë thënë se Rusia ka lëshuar 229 dronë gjatë natës, prej të cilëve 212 u rrëzuan mbi Ukrainën veriore dhe lindore.