Ukraina ka marrë një grant prej 1.35 miliardë dollarësh nga Shtetet e Bashkuara dhe do t’i fokusojë fondet drejt programeve humanitare dhe sociale, ka thënë kryeministri ukrainas Denys Shmyhal të mërkurën.
“Është investim jetik në qëndrueshmërinë e Ukrainës dhe sigurinë globale”, ka shkruar Shmyhali në një postim në platformën X.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas Ministrisë së Financave, mbështetja buxhetore nga aleatët perëndimorë të Ukrainës ka arritur vlerën 28.2 miliardë dollarë deri më tani këtë vit, raporton Reuters.