Forcat ukrainase kanë shkatërruar një nga raketat e reja të përparuara hipersonike të Rusisë duke e goditur atë në një bazë ushtarake në Rusi, njoftuan zyrtarët e lartë të Kievit.
Raketa Oreshnik, me shpejtësi 10 herë më të madhe se shpejtësia e zërit, e cilësuar nga presidenti rus, Vladimir Putin, si e paprekshme ndaj sistemeve të mbrojtjes ajrore dhe një armë që ndryshon lojën, u godit në poligonin ushtarak të qitjes Kapustin Yar pranë Detit Kaspik në Rusinë jugperëndimore, afërsisht 500 kilometra nga kufiri ukrainas, u tha gazetarëve në Kiev kreu i Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës, Vasyl Maliuk.
Ai e përshkroi misionin si shumë të suksesshëm. Nuk është e qartë se sa raketa Oreshnik ka Rusia, por Putin thotë se ato janë aktualisht në prodhim.
Ukraina gjithashtu kreu 20 sulme ndaj objekteve ruse të naftës, duke i shkaktuar rënie prej 20% të produkteve të naftës në tregun e brendshëm rus, shtoi Maliuk.