Dymbëdhjetë ushtarë turqk kanë vdekur pasi janë ekspozuar ndaj gazit të metanit gjatë kërkimit në një shpellë në Irak, ka bërë të ditur ministria turke e Mbrojtjes Kombëtare.
Të paktën 19 persona janë ekspozuar ndaj gazit gjatë operacionit të kërkimit dhe pastrimit të dielën dhe u dërguan menjëherë në spital.
Deri të hënën, 12 ushtarë kanë vdekur, ka njoftuar ministria, raporton BBC.
Ushtarët po këronin trupin e një ushtari që ishte vrarë nga të shtënat me armë zjarri në maj të vitit 2022.
Ministria ka thënë se pavarësisht përpjekjeve, eshtrat ende nuk janë gjetur.