Ministrat e Jashtëm të 20 shteteve arabe dhe myslimane i kanë dënuar sulmet izraelite ndaj Iranit, duke bërë thirrje për ulje të tensioneve nëpërmjet një deklarate të përbashkët.
Siç ka raportuar CNN të martën, ministrat e Egjiptit, Jordanisë, Pakistanit, Bahreinit, Bruneit, Turqisë, Çadit, Algjerisë, Komoreve, Emirateve të Bashkuara Arabe, Djibouti, Arabisë Saudite, Sudanit, Somalisë, Irakut, Omanit, Katarit, Kuvajtit, Libisë dhe Mauritanisë shprehën “shqetësimin e tyre të thellë për përshkallëzimin e rrezikshëm në rajon”.
Zyrtarët e këtyre vendeve po ashtu theksuan nevojën për të respektuar sovranitetin dhe integritetin territorial të shteteve dhe parimet e fqinjësisë së mirë “duke i nxitur palët të zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre me mjete paqësore”.
Këto vende po ashtu theksuan rëndësinë e krijimit të një Lindjeje të Mesme pa armë bërthamore dhe armë të tjera të shkatërrimit në masë.
Izraeli s’është palë në traktat, një marrëveshje ndërkombëtare e hartuar për parandalimin e përhapjes së armëve bërthamore.
Ministrat shtuan se konflikti duhet të zgjidhet vetëm nëpërmjet diplomacisë.
