Agjentët polakë të sigurisë kanë zbuluar pajisje përgjimi në njërën prej sallave të mbledhjeve të qeverisë polake, ku edhe ishte paraparë të mbahej një takim të martën mes ministrave të vendit.
Autoritetet nuk kanë zbuluar se kush mund t’i kishte vendosur pajisjet në sallë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Shërbimi Shtetëror i Mbrojtjes, në bashkëpunim me Agjencinë e Sigurisë së Brendshme, ka zbuluar dhe çmontuar pajisje që mund të përdoreshin për përgjim në sallën ku do të mbahet mbledhja e Këshillit të Ministrave sot në Katowice”, ka bërë të ditur zëdhënësi i shërbimeve të sigurisë, Jacek Dobrzynski, përmes rrjetit social “X”.
Ai nuk ka dhënë komente mbi origjinën e pajisjeve, por ka njoftuar se takimi do të zhvillohet siç ishte planifikuar, raporton Reuters.
Të hënën, qeveria polake bëri të ditur se po hetonte një gjykatës polak, i cili dyshohet për spiunazh, pasi kishte qasje në informacione konfidenciale dhe kërkoi azil politik në Bjellorusi.