Botë

Zelenski për mobilizimin: Nëse duam ta ruajmë vendin tonë, duhet ta mbrojmë

Volodymyr Zelensky

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky komentoi mobilizimin në rritje në Ukrainë dhe reagimin e publikut, duke thënë se nëse ukrainasit duan të ruajnë vendin, duhet ta mbrojnë.

Ai e deklaroi këtë në një konferencë të përbashkët për shtyp me kancelarin gjerman Olaf Scholz.

“Çështjen e mobilizimit e kam të qartë, sepse ka filluar që nga fillimi i luftës, e shoh që është çështje e shoqërisë, nuk është dita e parë e luftës, por nëse duam ta ruajmë shtetin, duhet ta mbrojmë”, ka thënë Zelensky.

Sipas Zelenskyt, është jashtëzakonisht e rëndësishme për vendet evropiane që sloganet ruse dhe pro-ruse të mos përhapen dhe të gjejnë terren në Evropën demokratike.

Ai shtoi se mbajtja e konferencës në Berlin për rindërtimin e Ukrainës është një triumf, sepse Rusia aktualisht po përpiqet të prishë samitin e paqes në Zvicër.