Një veturë është përfshirë nga flakët në një parking shumëkatësh në Aeroportin Heathrow të Londrës, të mërkurën.
Brigada e Zjarrfikësve të Londrës (LFB) ka thënë se ka dërguar katër automjete zjarrfikëse dhe rreth 25 zjarrfikës në vendngjarje në Terminalin 3.
Automjeti u shkatërrua nga flakët dhe dy automjete ngjitur u dëmtuan, raporton The Independent.
Heathrow ka njoftuar se parkingu është mbyllur, por është rihapur sërish.
Pjesa tjetër e aeroportit mbeti e hapur si zakonisht gjatë incidentit.
Shkaku i zjarrit është nën hetim.
Aeroporti Heathroë ishte i mbyllur për të gjitha fluturimet më 21 mars si pasojë e një zjarri në nënstacionin elektrik.
Më shumë se 270,000 udhëtime pasagjerësh ajrorë ishin ndërprenë nga incidenti.
🇬🇧 EXPLODING CAR SHUTS DOWN HEATHROW AIRPORT
— Mario Nawfal (@MarioNawfal) October 1, 2025
An electric vehicle exploded in flames at Heathrow’s Terminal 3 car park, sending plumes of smoke across the airport.
The tunnel to Terminals 2 and 3 is now closed, buses are bailing out, and the 724 route is straight-up ghosting key… https://t.co/ZrtRYS5gIT pic.twitter.com/EUMRRA3x4b