Zjarrfikësit në të gjithë qarkun e Los Angelesit po përgatiten për rikthimin e erërave të fuqishme që mund të kërcënojnë zona të reja dhe të bllokojnë përpjekjet për të kontrolluar flakët ekzistuese.
"Do të ketë potencial, veçanërisht nga e hëna vonë mbrëma deri të mërkurën, për rritjen e zjarrit shpërthyes ndërsa erërat rikthehen”, ka thënë Ariel Cohen i Shërbimit Kombëtar të Motit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Në rastin e lëshimit të një urdhri evakuimi, duhet ta ndiqni menjëherë. Sekondat mund të të shpëtojnë jetën”, ka shtuar ai.
Shërbimi Kombëtar i Motit i SHBA-së ka lëshuar paralajmërime me flamur të kuq për kushte të rënda zjarri deri të mërkurën, me erëra të qëndrueshme prej 80 km/h.
Dita më e rrezikshme do të jetë e marta, paralajmëroi njohësi i zjarreve, Dennis Burns në një takim të komunitetit të dielën mbrëma.