Botë

Zohran Mamdani fiton zgjedhjet, New Yorku bëhet me kryebashkiakun e parë mysliman

Zohran Mamdani

Foto: Associated Press

Zohran Mamdani ka fituar garën për kryetar bashkie të qytetit të New Yorkut, teksa demokratët kanë fituar zgjedhjet e para të mëdha gjatë mandatit të dytë të Donald Trumpit.

Mamdani, 34 vjeç, është bërë kryetari i parë mysliman dhe personi më i ri në më shumë se një shekull që drejton qytetin më të madh në SHBA.

"Në këtë moment errësire politike, New Yorku do të jetë drita", ka thënë Mamdani në një fjalim fitoreje ku përshkruan politikat e tij dhe sfidon presidentin Trump.

Trump ka kërcënuar të shkurtojë fondet federale të New Yorkut nëse Mamdani fitonte ndaj të pavarurit Andrew Cuomo dhe republikanit Curtis Sliwa. 

Ndërkohë, demokratët parashikohet të fitojnë garat për guvernator në Virxhinia dhe New Yerseyt.

Kalifornianët votojnë për të rindarë distriktet kongresive të shtetit në favor të Partisë Demokratike përpara zgjedhjeve të vitit të ardhshëm.