Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

2500 pasime që nga goli i fundit i Spanjës në Kupën e Botës

spanja

Foto: Associated Press

Barazimi pa gola i Spanjës me Kepin e Gjelbër ka ofruar edhe disa të dhëna të veçanta statistikore. 

Spanja është kampione në fuqi e Evropës, por nuk ka shënuar gol në Kupën e Botës që kur Alvaro Morata realizoi në minutën e 11-të kundër Japonisë në ndeshjen e fundit në grup në “Katari 2022”. Prej atëherë spanjollët i kanë pasur 49 gjuajtje dhe kanë kompletuar plot 2500 pasime. Por nuk kanë shënuar gol.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ajo ndeshje ndaj Japonisë ishte pasuar nga një barazim 0:0 në 1/16 e finales ndaj Marokut. Maroku më pas kishte avancuar me penallti.

Spanja është e njohur që fillon ngadalë Botërorët. Por në edicionet e fundit i ka munguar suksesi në ngjarjen globale.

Sulmuesi i Spanjës, Mikel Oyarzabal, nuk e preku topin në 30 minutat e parë të ndeshjes me Kepin e Gjelbër. Nuk ka të dhëna që kjo ka ndodhur ndonjëherë që nga viti 1966.

Lojtarët e Kepit të Gjelbër ishin shumë të disiplinuar. Këtë e dëshmon fakti që ata u penallizuan vetëm për një faull. Është numri më i vogël i faulleve që kur mbahen statistikat, nga viti 1966.

Ndërhyrja e Sidny Lopes Cabral në pjesën e parë u ndëshkua me karton të verdhë.