Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Alfie Haaland: Bravo Bellingham dhe arbitër

Erling Haaland

Norvegjezët kanë shprehur pakënaqësi pas humbjes në çerekfinale të Kupës së Botës nga Anglia 2:1 pas vazhdimeve. 

Së pari goli i barazimit i Anglisë shkaktoi pakënaqësi për shkak të një kontakti të supozuar të topit me kabllon e kamerës. Më pas, pas ndërhyrjes së VAR-it, gjyqtari Clement Turpin anuloi golin e epërsisë 2:1 të Norvegjisë.

Kjo e shtyu babin e Erling Haalandit, Alfien, të reagojë, duke përgëzuar për paraqitjen e mirë të Jude Bellinghamit, i cili shënoi dy herë, por edhe gjyqtarin Turpin.

“Bravo Bellignham dhe gjyqtar”, ka shkruar Alfie Haaland në “X”.

Ky postim i tij bëri bujë.