Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Si e shmangu përjashtimin Lautaro Martinez?

Lautaro Martinez

Tifozë të shumtë në rrjetet sociale kanë komentuar ngjarjet që kanë ndodhur në ndeshjen Argjentina – Zvicra. 

Argjentina e siguroi gjysmëfinalen me Anglinë pas fitores 3:1 në vazhdime ndaj helvetikëve. 

Në mesin e shumë rasteve që ngjallën reagime, është folur edhe për një karton të kuq për Lautaro Martinezin. 

Sulmuesi i Interit e shënoi golin për 3:1 në minutën e 121-të. 

Ai ishte ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 98-të. Pasi e shënoi golin, iu afrua tifozëve dhe festoi me ta. 

Njohës të futbollit besojnë së ai e meritoi kartonin e dytë të verdhë, përjashtimin nga loja dhe mungesën në gjysmëfinale ndaj “Tre Luanëve”. 

Edhe Argjentina në gjysmëfinale, Zvicra largohet me kokën lart Botërori 2026 15 o. më parë Argjentina në gjysmëfinale, Zvicra largohet me kokën lart

Rregullorja thotë që nëse një lojtar i afrohet shumë tifozëve në festë dhe krijon rrezik për sigurinë e turmës, ndëshkohet me të verdhë. 

Por, Lautaro Martinezi shpëtoi pa u ndëshkuar dhe do të luajë ndaj Anglisë.