Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Anglia – “pasive” dhe e “shkatërruar”

Anglia

Anglia ishte në prag të arritjes në finalen e Kupës së Botës për herë të parë që nga viti 1966.

Anglia ishin duke fituar 1:0 kundër kampiones në fuqi të botës, Argjentinës, kur ora brenda stadiumit të Atlantës shënonte minutën e 84-t - dhe më pas gjithçka shkoi tmerrësisht keq.

Enzo Fernandez barazoi rezultatin në minutën e 85-të, përpara se Lautaro Martinez të shënonte me kokë golin e fitores në minutën e 92-të. Të dy golat u shënuan me asistimet e Lionel Messit.

Pikërisht kështu, ëndrrat e Anglisë për Kupën e Botës u fundos.

Anglezët u munduan shumë për të krijuar epërsinë, të cilën ia dha Anthony Gordon në minutën e 55-të. Më pas u tërhoqën dhe e paguan çmimin.

Edhe Tifozët anglezë të bindur se goli i fitores i Argjentinës duhej të anulohej Botërori 2026 10 o. më parë Tifozët anglezë të bindur se goli i fitores i Argjentinës duhej të anulohej

Vendimi i përzgjedhësit të Anglisë, Thomas Tuchel, për të luajtur në mbrojtje pati efekt të kundërt në mënyrë spektakolare.

Në vend të kësaj, është Argjentina ajo që kualifikohet për ndeshjen finale të së dielës kundër Spanjës.

Por a duhej që Anglia të kishte sulmuar edhe pas avantazhit 1:0?

Ata nuk e bënë këtë dhe kishin vetëm 12% të posedimit të topit që nga kalimi në epërsi deri te pësimi i golit të dytë.

Tuchel futi në lojë vetëm sulmuesit Marcus Rashford dhe Ivan Toney deri në kohën shtesë, ndërsa mbrojtësit Ezri Konsa, Dan Burn dhe Nico O’Reilly u futën në lojë pasi Anglia kaloi në epërsi.

“Ne jemi shkatërruar”, tha ish-kapiteni i Anglisë, Wayne Rooney për BBC Sport.

“Filloi nga trajneri dhe vendimet që mori. Ishte shumë pasiv. Kundër këtij ekipi, kampion të botës, nuk do t’ia dilni mbanë. Ky ka qenë testi më i madh dhe ne e kemi dështuar”.

Pse Anglia qëndroi duarkryq kur kishte kontrollin ndaj Argjentinës? Dhe a ishin taktikat e Tuchelit në pjesën e dytë fajtore për dështimin e Anglisë për të arritur në finale?

Anglia ka treguar karakter në këtë Kupë Bote, duke rikthyer rezultatin për të mposhtur Kongon dhe Norvegjinë në çerekfinale.

“Dallimi qëndron kundër Norvegjisë ose Meksikës. Ata nuk e kanë cilësinë që ka kjo skuadër e Argjentinës për sa i përket aftësisë me topin dhe aftësisë që kanë për të ndëshkuar”, tha ish-kapiteni i Anglisë, Alan Shearer për BBC Sport. “Tuchel i luajti kartat e tij shumë herët dhe kjo ka pasur efekt të kundërt”.

Anglia dukej se e kishte marrë kontrollin e plotë të gjysmëfinales kundër rivalëve të tyre të vjetër kur Gordon shënoi golin e epërsisë.

Tifozët e Anglisë festuan shumë, por më pas skuadra e tyre zgjodhi të rrinte duarkryq dhe të mbrohej.

“Kjo ishte një katastrofë nga trajneri Thomas Tuchel”, tha Chris Sutton, fitues i Premier Leagues me Blackburnin në sezonin 1994/95 për “BBC Radio 5 Live”.

“Nuk mund të presësh të mbrohesh për 30 minuta kundër cilësisë që kishte Argjentina. Gjithçka varet nga trajneri. Ai bëri ndryshimet. Ai ishte negativ, kështu që pyetja që do të bëj është se si mund t’i besosh Thomas Tuchel për ta çuar këtë ekip përpara?”.

Anglia është eliminuar nga Argjentina edhe në të kaluarën.

Kush mund ta harrojë golin të Diego Maradonës i quajtur “Dora e Zotit” në Kupën e Botës 1986 apo humbjen në Kupën e Botës 1998 që dhemb kaq shumë?

Edhe Argjentina me rikthim mahnitës për finalen e dytë rresht Botërori 2026 21 o. më parë Argjentina me rikthim mahnitës për finalen e dytë rresht

Megjithatë, Anglia nuk ka askënd tjetër përveç vetes për të fajësuar për humbjen e së mërkurës.

“Norvegjinë dhe Meksikën i kapi paniku kundër Anglisë”, tha ish-portieri i Anglisë, Joe Hart për BBC Sport. “Nuk pashë asnjë grimë paniku nga ajo skuadër e Argjentinës”.

Cilat ishin ndryshimet që i frustruan kaq shumë tifozët e Anglisë?

Me Anglinë që po udhëhiqte 1:0, shumë prisnin që Tuchel t’i drejtonte lojtarët të shënonin një tjetër gol. Por në vend të kësaj, gjermani bëri tre ndryshime në mbrojtje.

Ai zëvendësoi Konsën në minutën e 72-të në vend të Gordonit - duke kaluar në mbrojtje me pesë lojtar,  përpara se të bënte përforcime të tjera mbrojtëse 10 minuta më vonë me inkuadrimin e Burn dhe O’Reilly.

Tuchel inkuadroi Rashfordin dhe Toneyn, por kjo doli të ishte shumë pak, shumë vonë.

Ish-mbrojtësi i Anglisë, Micah Richards, i tha BBC Sport se “kur Anglia shënoi golin e parë, duhet të kishte kërkuar të dytin”. 

Edhe portieri i Argjentinës, Emiliano Martinez, pranoi se pati një ndryshim pas golit të parë, ndërsa Anglia u qetësua dhe kërkoi të mbrohej.

“Ndonjëherë kur je duke fituar, duhet të ecësh përpara”, tha Martinez. “Nuk mund ta ndryshosh planin e lojës. Mendoj se e bënë dhe futën mbrojtës shtesë”.

Tuchel e ka përmirësuar Anglinë në krahasim me paraqitjen në Kupën e Botës 2022.

Por kjo skuadër e Anglisë është e mbushur me shumë lojtarë të jashtëzakonshëm individual si Harry Kane dhe Jude Bellingham.

Kapiteni i Anglisë, Kane, i cili do të mbushë 36 vjeç në Kupën e Botës 2030, tha se Anglia mund të kishte bërë më shumë.

“Jam thjesht i shkatërruar sepse kemi punuar kaq shumë për të qenë këtu dhe djemtë kanë dhënë çdo grimcë të fundit të vrapimit, gjakut, djersës, lotëve. Ne i vumë nën presion të madh lart në fushë, gjë që na lejoi të fitonim topa dhe ta kontrollonim lojën pak më mirë. 

Rooney shtoi se “nëse je një lojtar sulmues i sheh ndryshimet që po bën trajneri, humbet besimin”. “Fillon të mendosh 'oh jo, do të rrimë duarkryq për kaq gjatë? Si do ta kalojmë këtë?'”.

I pyetur nëse mori vendime që dolën të gabuara kundër Argjentinës, Tuchel tha se ndryshimet ishin një reagim ndaj Anglisë që u bë “shumë pasive”.

“Vendosëm të përdornim një mbrojtje me pesë lojtarë për të ngushtuar hapësirat”, tha Tuchel. “Përgjegjësia është e trajnerit. Kur nuk shkon mirë, është e lehtë të thuash se ishte gabim. Ishim shumë afër. Nuk është momenti për të analizuar të gjithë turneun”.

Edhe Argjentinaaaaaaaaaaaaa Botërori 2026 21 o. më parë Argjentinaaaaaaaaaaaaa

Pavarësisht se arriti në gjysmëfinale, taktikat dhe zgjedhjet e Tuchel do të kritikohen pasi dështoi të shkonte në finale, pavarësisht se ishe në epërsi.

“Në skenën më të madhe, ai gaboi dhe duhet ta pranojë këtë”, tha Richards.