Alexander Isak dhe Viktor Gyokeres shënuan nga një gol në fitoren 5:1 të Suedisë ndaj Tunizisë. Por ishte Yasin Ayari ai që shkëlqeu me dy gola në ndeshjen e së hënës në mëngjes.
Ayari, që babain e ka nga Tunizia, nuk festoi. Për më tepër vendosi dy duart në gjoks si shenjë e kërkimit të faljes për tifozët nga Tunizia.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMattias Svanberg shënoi tjetër gol për Suedinë, ndërsa Omar Rekik e realizoi golin e vetëm për Tunizinë.
Ndeshja i takoi Grupit F të Botërorit.
Ayari shënoi në minutën e shtatë dhe në minutën e 96-të.
Suedia, që mezi u kualifikua në Botëror, ka treguar që megjithatë i takon kësaj ngjarjeje me cilësinë që ka. Në kualifikime ishte e fundit në grup me Kosovën.
Isak e Gyokeres pos golave e kishin edhe nga një asistim. Besfort Zeneli qëndroi në stol te Suedia.