Mediumi i fuqishëm BBC të enjten ka shkruar për rekordet që janë vendosur në pesë edicionet e fundit të Kupës së Botës.
Në “Katari 2022”, Lionel Messi e fitoi çmimin “lojtari më i mirë i ndeshjes” në të katër ndeshjet e fazës nokaut, kur Argjentina e fitoi trofeun e çmuar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPërveç medaljes së artë, Messi hyri në “librin e rekordeve botërore”, për më së shumti ndeshje të zhvilluara, 26 gjithsej.
Në “Rusia 2018”, portieri i Egjiptit, Essam El Hadary, me 45 vjet e 161 ditë, u bë lojtari më në moshë që ka luajtur në Botëror. Ai u paraqit ndaj Arabisë Saudite.
Në “Brazili 2014”, Gjermania e fitoi Kupën e Botës për herën e katërt, ndërsa Miroslav Klose e theu rekordin për më së shumti gola në Kampionate Botërore, 16 gjithsej.
Në “Afrikën e Jugut 2010”, gjatë ndeshjes së fundit të Greqisë në fazën grupore kundër Argjentinës më 22 qershor, Otto Rehhagel u bë trajneri më i vjetër në një Kupë të Botës, me 71 vjet e 317 ditë.
Në “Gjermania 2006”, 28 lojtarë u ndëshkuan me kartonë të kuq nga 64 ndeshjet e luajtura në Kupën e Botës.
Katër lojtarë u ndëshkuan me të kuq vetëm në ndeshjen mes Portugalisë dhe Holandës.
Kartoni i kuq më i famshëm ishte ai i Zinedine Zidanes në finale. Zidane e goditi me kokë në gjoks mbrojtësin e Italisë, Marco Materazzi.