Zvicra e nis Botërorin të shtunën në mbrëmje ndaj Katarit dhe për të qenë sa më mirë të përgatitur, helvetikët kanë kërkuar ndihmën e një profesori nga Instituti i Teknologjisë së Zvicrës në Zurich.
Ai do t’i ndihmojë stafit të trajnerëve të Zurichut për video-analiza. Ulrik Brandes është profesor i cili për disa vjet ka bërë kërkime se si mundet futbolli të jetë më i kuptueshëm nëpërmjet analizave dhe të dhënave.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdeshjet tani filmohen nga disa kamera dhe me metodën e re të profesorit Brandes, analizohet lëvizja e secilit lojtar në fushë.
Në bazë të analizave të nxjerra nga ai, për shembull, mbrojtësit e krahut të majtë lëvizin shumë më përpara sesa mbrojtësit e krahut të djathtë, qendërsulmuesit kthehen prapa, njësoj si mesfushori defensiv i cili organizon sulmin, ka shkruar “20 minuten” të enjten. Në bazë të analizave të tilla të detajuara, zviceranët synojnë suksesin.