Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Daliq: Fundi i një epoke të shkëlqyer

daliq

Kroacia ka pasur periudhë të shkëlqyer në skenën ndërkombëtare. Luajti në finale të Botërorit në vitin 2018, ndërsa arriti në gjysmëfinale në vitin 2022. Në Botërorin që po mbahet në SHBA, Kanada e Meksikë, Kroacia u ndal në 1/16 e finales. 

Ndeshja e së premtes ndaj Portugalisë ishte shumë e mirë dhe dramatike. Kroacisë iu anulua një gol në minutën e 103-të për pozitë jashtë loje. Portugalia fitoi 2:1.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Më vjen keq që kemi rënë në këtë mënyrë, por në dy Botërorët e kaluar kemi pasur fat në disa momente. Këtë herë nuk kishim. Vendimet e VAR-it nuk do t’i komentoj shumë, por do të them që referimi ishte shumë i keq për ne. Asnjë faul apo ndërprerje për ne, por nuk kemi çka të flasim për këtë pas humbjes”, ka thënë selektori i Kroacisë, Zlatko Daliq.

Luka Modriq ka udhëhequr Kroacinë në fushë në periudhën më të mahnitshme të saj. Në moshën 40-vjeçare, për Modriqin pritet të jetë ngjarja e fundit e madhe.

“Më vjen keq që në këtë mënyrë përfundoi me gjasë Botërori i fundit i Lukës, me një ndeshje vërtetë të vështirë dhe humbje të dhembshme. Ka luajtur shumë mirë, sërish ishte prej lojtarëve tanë kryesorë. Sërish ka shfaqur karakter dhe kualitet dhe e ka udhëhequr Kroacinë deri në fund”, ka vazhduar Daliq.

Ai ka thënë se Kroacia ka lojtarë me përvojë, por edhe të rinj cilësorë që duhet të marrin rolin kryesor.

Daliqi nuk ka folur për të ardhmen e tij, duke theksuar se do të diskutojnë me drejtuesit e federatës pas Botërorit.

“Falënderojmë njerëzit dhe diasporën tonë, që na respektojnë dhe na çmojnë, që bëjnë tifo. Kroacia në tre Botërorët e fundit ka bërë gjëra të mëdha dhe do të thosha që i erdhi fundi një epoke të shkëlqyer, ndërsa na presin disa fillime të reja. Kushedi çka do të bëhet pas katër vjetësh, për këtë do të vendosim pas kthimit në Kroaci”, ka thënë Zlatko Daliq.