Ekipi përfaqësues i Turqisë në futboll, ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për t’u paraqitur në Kupën e Botës 2026.
Ekipi turk i udhëhequr nga yjet Arda Guler, Kenan Yildiz, Hakan Calhanoglu dhe të tjerë, të martën është përcjellë në mënyrë të veçantë në aeroportin e Stambollit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoQindra vetura me ngjyrat e flamurit turk e kanë shoqëruar autobusin që barte delegacionin e Turqisë.
Po ashtu përkrahës të shumtë të Turqisë dolën në rrugët e Stambollit për t’i përshëndetur futbollistët e Turqisë, që siguruan Botërorin pas fitores 1:0 ndaj Kosovës në Prishtinë, në finale të plejofit kualifikues.
Turqia kthehet në Botëror pas 24 vjetësh.
Turqia të hënën mbrëma e fitoi 4:0 ndeshjen e parë përgatitore kundër Maqedonisë së Veriut.
Të shtunën e luan ndeshjen e fundit kundër Venezuelës para Botërorit.
Në fazën grupore të Kupës së Botës, Turqia për kundërshtare i ka Australinë, Paraguain dhe Shtete e Bashkuara të Amerikës.
Riva tamam ✅
Sıradaki durak: ABD 🇺🇸✈️#BizimÇocuklar’ın Dünya Kupası yolculuğu başlıyor. 🌍🏆#BizimÇocuklar🇹🇷 | #FIFAWorldCup | #TürkÖndeTürkİleri pic.twitter.com/a4niQpQtoI