Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Pse Haalandi i doli në përkrahje Mbappes?

Mbappe

Kylian Mbappe ishte në qendër të vëmendjes në fitoren 2:0 të Francës ndaj Marokut. Superylli e shënoi një gol dhe asistoi në tjetrin, por po ashtu siguroi penallti. Dhe pas pritjes së gjatë nuk realizoi nga pika e bardhë. Pasi gjuajtjen e tij e ndali portieri i Marokut, Mbappe kërkoi shpjegime nga arbitri për pritjen e gjatë për të ekzekutuar penalltinë.

Derisa po kalonin minuta që penalltia të ekzekutohej, Mbappe po bëhej gjithnjë e më nervoz. Është pritur që lojtarët e Marokut të largohen nga zona dhe më pas arbitri ka kërkuar nga francezi ta vendosë topin më mirë në pikë të bardhë. Ndërkohë portieri maroken, Yassine Bounou, iu afrua dy herë Mbappes në atë që vlerësohet “lojë psikologjike”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Dhe duket që pritja e gjatë ndikoi te Mbappe, që gjuajti zbehtë. Gjuajtja ishte e lehtë dhe Bounou e “lexoi” anën. 
Mbappe në dy raste më pas kërkoi shpjegime nga arbitri. 
Marokeni Bounou është mposhtur vetëm në dy prej nëntë penalltive në Kupë të Botës. Katër i ka ndaluar, ndërsa tri të tjera përfunduan jashtë portës.

Dhe Mbappes përkrahje i ofroi rivali i tij për çmimin e golashënuesit më të mirë të Botërorit, Erling Haaland.

“Të presësh pesë minuta për të gjuajtur penalltinë është shumë”, shkroi sulmuesoi norvegjez. Ai i dha të drejtë francezit dhe ndezi më shumë debatin për penalltinë e humbur.

Mbappe tani i ka tetë gola, sa edhe Lionel Messi. Haalandi i ka shtatë gola në këtë Botëror, deri më tani.