Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Deschamps vendos rekord në Kupën e Botës

Didier Deschamps

Didier Deschamps është bërë trajneri me më së shumti fitore në histori të Kupës së Botës. Ai ka vendosur rekord me fitoren e 17-të në Kupën e Botës si trajner, duke kaluar Helmut Schonin që kishte 16 fitore si trajner i Gjermanisë Perëndimore.

Deschamps e drejtoi Francën në fitoren ndaj Suedisë me rezultat 3:0, në 1/16 e finales të Kupës së Botës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Me fitoren e arritur të martën, Franca siguroi avancimin në një të tetën e finales.

Deschamps nuk e drejtoi ekipin e Francës në fitoren 4:1 ndaj Norvegjisë, në ndeshjen e fundit të fazës grupore.

Ai udhëtoi drejt Francës për të marrë pjesë në varrimin e nënës së tij.

Por u kthye para ndeshjes kundër Suedisë, të cilën Franca e fitoi bindshëm.