Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të pandehurve, B.H. dhe I.H. lidhur me rastin e vrasjes së rëndë që ndodhi në fshatin Zlipotok të Komunës së Dragashit.
Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se më 29 qershor 2026, rreth orës 23:00, i pandehuri B.H. ka privuar nga jeta tani të ndjerin G.T., pas një mosmarrëveshjeje të mëhershme që lidhej me shfrytëzimin e një prone, përkatësisht një livadhi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHetimet e deritanishme tregojnë se B.H. dyshohet se e ka goditur viktimën me një mjet të mprehtë (thikë), duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse, si pasojë e të cilave G.T. ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Me këto veprime, ai dyshohet se ka kryer veprën penale "Vrasja e rëndë".
Ndërkohë, I.H., babai i të dyshuarit kryesor, dyshohet për veprën penale “Mosdhënia e ndihmës”. Sipas Prokurorisë, ai ka qenë në afërsi të vendit të ngjarjes dhe ka pasur mundësi t'i ofronte ndihmë viktimës pa rrezikuar veten apo të tjerët, por nuk ka ndërmarrë veprimet e nevojshme, ndonëse viktima ndodhej në rrezik të drejtpërdrejtë për jetën.
Të dyshuarit aktualisht janë në procedurë penale, ndërsa Prokuroria ka kërkuar caktimin e paraburgimit ndaj tyre.
Prokuroria Themelore në Prizren ka theksuar se mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit, forcimin e sundimit të ligjit dhe vënien para drejtësisë të të gjithë personave që bien ndesh me ligjin.