Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

LVV-ja në Prishtinë kërkon tërheqjen e vendimit për shtrenjtimin e biletave të autobusëve

trafiku urban

Foto: Ilustrim

Dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, ka reaguar për rritjen e çmimit të biletës së transportit urban, duke e quajtur dëshmi se qeverisja e PDK-së dhe LDK-së në kryeqytet, ka zgjedhur t’ua kalojë qytetarëve koston e dështimeve të veta.

Ky subjekt politik ka kërkuar nga ekzekutivi në kryeqytet, ta tërheqë vendimin.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në reagim thuhet po ashtu se PDK dhe LDK, në fushatën zgjedhore kërkuan besimin e qytetarëve duke premtuar zgjidhje për trafikun dhe transportin publik, ndërkohë përveç që qytetarët nuk marrin transport falas siç kishte premtuar Uran Ismaili, po e paguajnë biletën edhe më shtrenjtë.

“Kjo tregon se për PDK-në dhe LDK-në, premtimet zgjasin vetëm deri në ditën e zgjedhjeve. Pas zgjedhjeve, qytetarët përballen me tarifa më të larta, ndërsa Kryeqyteti vazhdon të ketë të njëjtat probleme: mungesë autobusësh, shërbim të pamjaftueshëm, pritje të gjata dhe mungesë vizioni për zhvillimin e transportit publik”, thuhet mes tjerash në reagim.

Sipas Vetëvendosjes në Prishtinë, ky vendim është marrë pa asnjë analizë të qartë apo logjikë ekonomike.

“Prishtina nuk ka nevojë për bileta më të shtrenjta. Ka nevojë për më shumë autobusë, transport publik më efikas, shërbime më cilësore dhe një vizion të qartë për mobilitetin urban. Mbi të gjitha, ka nevojë për një qeverisje që i mban premtimet që u jep qytetarëve”, thuhet tutje.

May be an image of text that says 'PRISHTINA a ២ញ KRYEQYTETI TrafikuUrban P RISHTIN E ÇMIMET E REJA Te BILETAVE TE TRANSPORTIT PUBLIK Hyn në fuqi më 1 korrik 2026 Biletat e blera përmes kuletës digjitale ose SMS janë më e lira se biletat fizike. SMS Fizike Bileta njëdrejtimëshe Bileta ditore Digjitale 0.80€ SMS Bileta javore 0.60 € 1.20€ € Bileta mujore 1.00 € 6.00 € Bileta për linjën Aeroportit 5.00 € 18.00€ € 14.50 € 6.00 € 5.00 € Bileta vjetore digjitale: 150.00 € i Bileta korporative vjetore digjitale (bizneset me 20 punetore sipër): 120.00 € Vendimi plotë është bashkëngjitur. I0'