Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Diallo shënon në minutën e 90-të për fitoren e Bregut të Fildishtë

Diallo

Ylli i ri i Manchester Unitedit, Amad Diallo, shënoi gol për fitoren 1:0 të Bregut të Fildishtë ndaj Ekuadorit.

Ndeshja në Filadelfia, e zhvilluar në natën mes të dielës e së hënës, i takoi Grupit E të Kupës së Botës në futboll. Befasisht, Diallo u aktivizua vetëm në pjesën e dytë. Dhe në minutën e 90-të e realizoi golin e tri pikëve të mëdha.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në këtë grup janë edhe Gjermania dhe Kuraçao. Top-ndeshja mes Gjermanisë dhe Bregut të Fildishtë zhvillohet më 20 qershor në Toronto.

Bregu i Fildishtë në tri paraqitjet e fundit në Botëror nuk e ka kaluar grupin. Dhe tani ka bërë hap të madh drejt fazës nokaut. 

Përfaqësuesja afrikane e goditi tri herë shtyllën para se të shënonte golin. Ekuadori ishte në seri prej 19 ndeshjeve pa humbje.