Presidenti i Argjentinës, Javier Milei, ka shpallur festë kombëtare për nder të përfaqësueses së Argjentinës në futboll, pavarësisht humbjes 1:0 nga Spanja në finalen e Kupës së Botës.
Milei njoftoi se data e festës do të caktohet nga futbollistët dhe stafi teknik, ndërsa i falënderoi ata për paraqitjet gjatë turneut.
“Duke pasur parasysh interesimin e madh për festimin e arritjes së Kombëtares së Argjentinës, e njoftoj opinionin se, varësisht nga vendimi i futbollistëve dhe stafit teknik për datën e festimeve, ajo ditë do të shpallet festë kombëtare. Faleminderit shumë, lojtarë. Ne luftuam deri në fund, Argjentina gjithmonë në krye”, ka shkruar Milei në rrjetin social “X”.
55-vjeçari Milei vendosi të mos ishte i pranishëm në finalen e madhe.
Vendimi i presidentit Milei për të shpallur festë kombëtare shkaktoi reagime te shumë qytetarë argjentinas, të cilët e konsideruan të pazakontë vendimin pas humbjes në finale.
-
Tjetër besëtytni nga argjentinasit për finalen ndaj Spanjës
-
Mijëra tifozë presin përfaqësuesen e Argjentinës, me gjithë humbjen në finale
-
Spanja feston triumfin në Kupën e Botës
-
Mediumet argjentinase shkruajnë me krenari, me gjithë paraqitjen e zbehtë në finale
-
Messi me mesazh për kritikët e Argjentinës