Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Futbollisti që ndihmoi Brazilin të fitonte Botërorin 1970 vdiq në moshën 86-vjeçare

Brito

Brito, mbrojtësi i qendrës në ekipin fitues të Kupës së Botës të Brazilit në vitin 1970, vdiq në moshën 86-vjeçare.

Federata braziliane e futbollit ka njoftuar se Brito vdiq të enjten.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai ka luajtur 61 ndeshje për Brazilin nga viti 1964 deri në vitin 1972, duke përfshirë një në Botërorin 1966. 

Presidenti i federatës braziliane, Samir Xaud, ka theksuar se Brito ishte prej mbrojtësve më të mirë që ka pasur Brazili. Ai ka shtuar se kontributi i tij për ta fituar Botërorin 1970 do të kujtohet gjithnjë.

Brazili po e kërkon titullin e gjashtë të botës.