Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Selmani i bashkohet Prishtinës

Kastriot Selmani

Kastriot Selmani është transferuar te skuadra e Prishtinës. Këtë e ka bërë të ditur Prishtina përmes një postimi në rrjetet sociale.

26-vjeçari Selmani së fundi luajti për Egnatian. Me Egnatian, Selmani në edicionin e fundit e fitoi titullin e kampionit në Shqipëri.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sulmuesi i krahut në futbollin kosovar ka luajtur edhe te Vushtrria, Llapi dhe Drita.

Ndërsa si futbollist është zhvilluar në akademinë e Prishtinës.

“Rikthimi në Prishtinë për mua ka një domethënie të veçantë, pasi kthehem në vendin ku filluan ëndrrat e mia dhe ku ndërtova bazat e rrugëtimit tim sportiv. Ndihem i privilegjuar që do të kem mundësinë të vesh përsëri këtë fanellë dhe të kontribuoj për arritjen e objektivave të klubit”, u shpreh Selmani.

Prishtina ka njoftuar gjithashtu se Mentor Zhdrella do të ushtrojë rolin e drejtorit sportiv.