Gjyqtari anglez, Michael Oliver, nuk do të jetë i pranishëm në ndeshjen e parë të Kupës së Botës për shkak të lëndimit.
41-vjeçari ishte caktuar arbitër i ndeshjes së Grupit E mes Bregut të Fildishtë dhe Ekuadorit në Philadelphia, që luhet në orën 1 të mëngjesit të së dielës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi është zëvendësuar nga francezi Francois Letexier, shkruan BBC të shtunën.
FIFA ka thënë se Oliver do të jetë i gatshëm në ditët e ardhshme.
Oliver është gjyqtar i Premier Leagues prej vitit 2010, ndërsa UEFA e promovoi në listën e gjyqtarëve elitarë në vitin 2018.
Ai ka ndarë drejtësi edhe në “Katari 2022” dhe në “Euro 2024”.
Në këtë Botëror janë 52 gjyqtarë, 88 asistentë dhe 30 zyrtarë të VAR-it.