Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Gjyqtari Tantashev fajësohet për paraqitjen e Paraguait

Ilgiz Tantashev

Paraqitja e gjyqtarit Ilgiz Tantashev ka mbërritur në pikën më të ulët në Kupën e Botës. Por, edhe gjyqtarë të tjerë janë akuzuar shumë për ndeshjet në fazën nokaut.

Gjyqtari gjerman, Patridck Ittrich, që u pensionua në maj të këtij viti, e ka fajësuar gjyqtarin uzbek. Ai ka thënë se shkaku i tij, ndeshja ishte e ashpër.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ishte paraqitja më e dobët në këtë Kupë të Botës”, ka deklaruar Ittrich në “Magenta TV”. Sipas Ittrichut, Tantashevit i doli loja nga kontrolli.

Për paraqitjen e Tantashevit kritika të mëdha pati edhe udhëheqësi i gjyqtarëve, Pierluigi Collina.

Kritika për paraqitjen e gjyqtarit nga Uzbekistani kishte edhe Urs Meier, ish-gjyqtar në Kupën e Botës 1998 dhe 2002.

Ai ka referuar në gjysmëfinalen e Botërorit 2002 mes Koresë së Jugut dhe Gjermanisë, si dhe në finalen e atij viti në Ligën e Kampionëve.