Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Henderson e cilëson të vështirë ndeshjen ndaj Meksikës

Jordan henderson

Mesfushori i Anglisë, Jordan Henderson, e ka cilësuar të vështirë ndeshjen ndaj Meksikës.
Anglia të hënën nga ora 2:00 e mëngjesit përballet me Meksikën në 1/8 e finales. Ndeshja do të luhet në Mexico City. 

Henderson e vlerëson maksimalisht Përfaqësuesen e Meksikës. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Nuk ka asgjë më të mirë ose më të madhe sesa të luash kundër Meksikës në Mexico City. Është një rast i jashtëzakonshëm për të gjithë. Meksika është një skuadër shumë e mirë. Do të jetë provë vërtet e vështirë, por të gjithë mezi presin të luajnë këtë ndeshje”, ka thënë 36-vjeçari. 

Meksika nuk ka pranuar ende gol në Botëror, derisa i ka fituar të katër ndeshjet e deritashme. 

Meksika në kuadër të 1/16 së finales e eliminoi Ekuadorin duke e mposhtur me rezultatin 2:0. Ndërsa Anglia fitoi ndaj Kongos me rezultatin 2:1.