Argjentina është në 1/8 e finales së Kupës së Botës, pasi fitoi 3:2 ndaj Kepit të Gjelbër. Në raundin tjetër të fazës nokaut, përballet me Egjiptin, të martën nga ora 18:00.
Kritika indirekte për FIFA-n pati përzgjedhësi argjentinas, Lionel Scaloni, i cili ka thënë se përfaqësueset kanë pak kohë për rikuperim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Çka tani? Tani është koha të pushojmë. Nuk e di si u organizua Kupa e Botës, por ne kishim gjashtë ditë dhe tani kemi tri ditë e gjysmë. Kur ke nevojë më së shumti të pushosh, kjo është e pamundur. Vështirë ta kuptoj. Por është në rregull”, deklaroi Scaloni.
Tek Argjentina në dyshim për të luajtur janë disa lojtarë, për shkak të ngarkesës së madhe. Ndeshja ndaj Kepit të Gjelbër u vendos pas vazhdimeve nga 15 minuta.