Futbollisti anglez, Jordan Henderson, të mërkurën e ka përfunduar me sukses operimin. Henderson e theu dorën pasi u rrëzua mbi një tabelë reklamuese gjatë festimeve pas fitores 3:2 të Anglisë ndaj Meksikës.
Ai ishte detyruar të largohej me barelë dhe më pas u dërgua me urgjencë në spital në Mexico City.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Operacioni u krye, tani le të bëhemi gati për operacionin e madh të shtunën”, ka shkruar mesfushori i Brentfordit në një postim në “Instagram”.
Lëndimi që e pësoi e la jashtë mesfushorin me tipare defensive për pjesën e mbetur të këtij Botërori që po mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.
36-vjeçari ka luajtur vetëm gjashtë minuta për “Tre Luanët” në këtë Botëror. Ai ishte paraqitur ndaj Paraguait në ndeshjen e tretë të fazës grupore.