Zlatan Ibrahimoviq e ka kritikuar ashpër Cristiano Ronaldon, ndërsa ka thënë se ai po e mban “peng” Portugalinë.
Ronaldo po luan rregullisht për Portugalinë dhe ka ndihmuar kualifikimin në 1/8 e finales. Por ish-sulmuesi i njohur ka paralajmëruar se besimi i verbër në ikonën do t’i kushtojë Portugalisë në këtë Kupë të Botës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZlatani nguli këmbë se Portugalia ka “zero shanse” nëse trajneri Robert Martinez nuk e largon Ronaldon nga përbërja startuese për ndeshjen ndaj Spanjës.
“Tifozët e Portugalisë mund të kenë pritur këtë që po ndodhë. Nuk mund të presësh të fitosh asgjë në vitin 2026 me 41-vjeçarin Cristiano Ronaldo që udhëheq sulmin. Sidomos pasi Gonçalo Ramos ishte në stol, hyri në ndeshjen e kaluar dhe shënoi”, ka thënë Ibrahimoviq, që është i angazhuar si analist i Botërorit në “FOX Sports”.
Ibrahimoviqi ka thënë se Portugalia duhet të shohë përtej Ronaldos.
“Ky nuk është lidership legjendar. Është egoja që po e mban peng ekipin. Ronaldo e ka humbur prekjen dhe lëvizshmërinë. Të vazhdosh ta aktivizohesh si titullar është çmenduri e pastër e nxitur nga nostalgjia”, ka theksuar Zlatan Ibrahimoviq, i njohur edhe për deklaratat e forta që jep.