Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Ibrahimoviq thotë se Hakimi e meritoi kartonin e kuq

Zlatan

Legjenda e futbollit, Zlatan Ibrahimoviq, thotë se ylli maroken, Achraf Hakimi, e meritoi përjashtimin me karton të kuq gjatë ndeshjes kundër Brazilit.

Ai për “Fox Sports” ka thënë se mbrojtësi maroken e kishte “prekur pa kujdes kyçin e këmbës së Viniciusit”. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Kur pashë pamjen, reagimi im i parë ishte i thjeshtë – gjyqtari duhej ta kishte përjashtuar. Kjo nuk ka të bëjë me reputacionin apo kohën e ndeshjes, por me sigurinë e lojtarit. Sulmuesi e kishte kaluar atë, rreziku ishte i dukshëm dhe ndërhyrja e Hakimit ishte shumë i vonuar”, ka thënë Ibrahimoviq.

Gjyqtari slloven, Slavko Vinçiq, u kritikua ashpër për mënyrën se si e gjykoi ndeshjen.

Ndeshja ndërmjet Brazilit dhe Marokut përfundoi 1:1.