Pushimet e detyrueshme për freskim të lojtarëve të zbatuara në të gjitha ndeshjet e Kupës së Botës, kanë shkaktuar polemika të shumta. Kishte kritika se pushimi për freskim ka qëllime komerciale.
Pauza e detyrueshme prej tre minuta në minutën e 22-të dhe 67-të, është kritikuar nga lojtarët, trajnerët dhe tifozët, të cilët pretendojnë se ato prishin ritmin e lojës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, insiston se pushimet bazohen vetëm në aspektin sportiv dhe jo në interesa komerciale.
“Nuk ka të ardhura shtesë për FIFA-n, pasi të gjitha marrëveshjet tregtare u nënshkruan shumë kohë më parë. Pra, për ne, nuk ka të bëjë me çështje financiare. Është thjesht sportive”, ka thënë Infantino të mërkurën.
Ndër trajnerët që kritikuan pushimin për freskim ishin Thomas Tuchel i Anglisë, Marcelo Bielsa i Urugait dhe Luis de la Fuente i Spanjës.
Kapiteni i Holandës, Virgil van Dijk, po ashtu reagoi.