Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Inteligjenca Artificiale kthen tifozin gjerman në figurën e Hitlerit

Hitler

Një fotografi e manipuluar me Inteligjencë Artificiale ka shkaktuar huti dhe është bërë virale në gjithë botën. Një tifoz i zakonshëm gjerman, i kthyer në person që duket si Adolf Hitleri.

Vetë tifozi i përfshirë në këtë fotografi të rreme, ka folur për këtë gjë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Fotografia e rreme, kinse personi dukej njësoj si Hitleri, ishte nga ndeshja që Gjermania e fitoi thellë ndaj Kuraçaos në Houston.

“Thjeshtë nuk mund ta besoj”, ka thënë Jan Weitzel për radion “hr3”. Ai e ka pranuar se nuk e ka ditur për çfarë bëhet fjalë, por ishte djali i tij që e kishte zbuluar.

Fotografia u bë virale dhe qarkulloi në rrjetet sociale.

“Kjo është Kupa e Botës më interesante ndonjëherë”, shkruan në një postim të një tifozi që e ka postuar fotografinë e rreme.

“Nuk e kuptova në fillim se ka pasur kaq shumë ndikim. Për mua, është krejtësisht e qartë se fotografia nuk mund të jetë e vërtetë”, ka theksuar ai.

Pasi kjo fotografi u përhap shumë, ai ka bërë padi në Gjermani dhe në SHBA. Weitzel ka theksuar se ka kontaktuar edhe FBI-n. Familja dhe shoqëria po ashtu kanë bërë padi.

Sipas Weitzelit, ai që e ka përhapur këtë fotografi është nga SHBA-ja. Weitzel ka refuzuar që t’i prishet festa e Botërorit dhe të shtunën do ta shikojë ndeshjen tjetër ndaj Bregut të Fildishtë në Toronto.

Po ashtu në rrjetet sociale është shpërndarë edhe një video, me imazhin e njëjtë, por duke bërë përshëndetje me dorën e djathtë, si ajo e Hitlerit.