Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Irani zbulon listën për Botëror, por ende në pritje të vizave

Ghalenoei

Përzgjedhësi i Iranit, Amir Ghalenoei, zbuloi listën prej 26 lojtarësh për Kupën e Botës që mbahet nga 11 qershori deri më 19 korrik.

Në listë nuk mungojnë ish-sulmuesin e Interit dhe Portos, Mehdi Taremi. Aktualisht Taremi është pjesë e Olympiacosit. Po ashtu edhe ish-sulmuesi i krahut i Brightonit, Alireza Jahanbakhsh, është pjesë e listës. I ftuar për Botëror është edhe mbrojtësi Ehsan Hajsafi, me 145 paraqitje.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Megjithatë, jashtë skuadrës ka mbetur Sardar Azmoun me 91 ndeshje e 57 gola. Sipas disa mediave iraniane, ai mungon për shkak të bindjeve të tij kundër qeverisë iraniane.

Irani është në Grupin B. Është planifikuar të me Zelandën e Re dhe Belgjikën në Los Angeles, pastaj me Egjiptin në Seattle. Por delegacioni iranian ende nuk ka marrë viza, ndërsa ekipi pritet të udhëtoj së shpejti drejt Tijuanas në Meksikë.