Ish-futbollisti i Kosovës U21, Besfort Zeneli, ka luajtur në pjesën e dytë për Suedinë që humbi 3:1 nga Norvegjia në miqësoren e zhvilluar të hënën mbrëma në Oslo.
Për mesfushorin e Union SG të Belgjikës, ishte paraqitja e shtatë me fanellën e Suedisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNorvegjia i shënoi tre golat e fitores në pjesën e parë.
Jorgen Strand Larsen shënoi dy gola, ndërsa një gol realizoi edhe Antonio Nusa.
Golin e vetëm për Suedinë e shënoi Aleksander Isak.
Ndeshjen e fundit miqësore para Botërorit, Suedia e luan të premten kundër Greqisë. Suedia ishte në grup me Kosovën në kualifikimet e rregullta për Kupën e Botës.
Por përfundoi e fundit. Megjithatë, Botërorin e siguroi nëpërmjet plejofit kualifikues.
Zeneli është pjesë e Suedisë për Botërorin që nis më 11 qershor.