Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Xhemaili ëndërron Real Madridin

Riola Xhemaili

Futbollistja kosovare, Riola Xhemaili ka thënë se “ekipi i preferuar është Real Madridi”. Por ajo ka theksuar se, dëshira e saj është të luajë në ndonjë ligë ku “nuk dominojnë vetëm një ose dy ekipe”.

Në Spanjë, Barcelona është padyshim numri një, e ndjekur nga Real Madridi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Jam vërtetë e hapur për çdo gjë. Por patjetër që do të doja të qëndroja në Evropë”, thotë Xhemaili.

Ajo thotë se është e lumtur te PSV Eindhoveni, skuadër me të cilën ka kontratë edhe dy vjet. Me PSV-në e fitoi titullin.
Riola Xhemaili ka luajtur për Zvicrën 40 ndeshje.

Zvicra të premten luan ndaj Maltës në Ligën e Kombeve. Me fitore ndaj Maltës, mund të sigurojë vendin e parë në grup dhe të ngjitet në Ligën A të Ligës së Kombeve për edicionin e ardhshëm.