Përfaqësuesja e Iranit në futboll mund të hyjë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës një ditë më herët sesa u lejua në ndeshjet e mëparshme të Kupës së Botës, ka thënë një zëdhënës i Departamentit të Sigurisë Kombëtare për “ABC News” të martën.
“Për ndeshjen e tretë të ekipit iranian në Seattle më 26 qershor, ekipit i është lejuar të vijë në SHBA dy ditë para ndeshjes”, tha një zëdhënës i Departamentit të Sigurisë Kombëtare për “ABC Neës”. “Ekipi i Iranit do të detyrohet të largohet menjëherë pas ndeshjes”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKampi bazë i Iranit u zhvendos nga Arizona në Tijuana të Meksikës, përpara Botërorit.
Për ndeshjen e tyre në Los Angeles, Irani zbarkoi në SHBA të shtunën në mbrëmje, luajti të dielën dhe më pas u detyrua të kthehej në Meksikë të dielën në mbrëmje.
Irani përballet me Egjiptin të premten në Seattle.