Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Justin Bieber i bashkohet Madonnës, Shakirës e BTS në spektaklin e finales së Kupës së Botës

Justin Bieber

Justin Bieber

Këngëtari i mirënjohur, Justin Bieber, do të jetë pjesë e spektaklit të parë të pauzës në mes pjesëve në finalen e FIFA World Cup 2026, që do të zhvillohet më 19 korrik në New York, ka shkruar BBC.

Ai do të ngjitet në skenë së bashku me këngëtaren e mirënjohur, Madonna, këngëtaren latine me famë botërore Shakira, grupin BTS, si dhe artistë të tjerë si Burna Boy. Shfaqja 11-minutëshe do të mbështesë FIFA Global Citizen Education Fund, fond që synon të mbledhë 100 milionë dollarë për arsimin e fëmijëve në mbarë botën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Kupa e Botës i bashkon njerëzit në një mënyrë që nuk e bën asnjë ngjarje tjetër”, ka thënë  Bieber.

Spektakli është organizuar nga këngëtari i grupit Coldplay, Chris Martin.

Ndërkohë, turneu po hyn në fazën çerekfinale.

Në garën për Këpucën e Artë, kryeson Lionel Messi me tetë gola, i ndjekur nga Kylian Mbappé dhe Erling Haaland me nga shtatë gola, ndërsa Harry Kane ka shënuar gjashtë gola.